Në qytetin Kano në veriperëndim të Nigerisë është shembur një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim e sipër dhe dyshohet se nën rrënoja kanë mbetur disa persona.
Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar, tha departamenti lokal i zjarrfikësve, raporton CNN.
Deri më tani nga rrënojat janë nxjerrë tetë persona, tha Nura Abdullahi, koordinatore lokale e Agjencisë për Situata Emergjente.
Ndërtesa ndodhet në një shesh dhe në katin përdhes ka disa dyqane, tha ai.
“Ndërtesa është në ndërtim e sipër, por kati përdhes ishte plot”, tha Abdullahi për rrjetin televiziv amerikan, duke shtuar se nuk ishte e mundur të jepej një vlerësim i përafërt se sa njerëz ndodheshin në dyqane dhe sa prej tyre mbetën nën rrënoja.