Linjat ajrore pezullojnë fluturimet për në Sudan

Afrika

Linjat ajrore pezullojnë fluturimet për në Sudan

Nga: A.SH Më: 15 prill 2023 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Disa përditësime nga linjat ajrore që kanë fluturime të rregullta drejt dhe nga Sudani:

Kompania shtetërore Saudi Arabian Airlines tha se një prej avionëve të saj "pati një aksident" në aeroportin e Khartoum para nisjes së tij të planifikuar për në Riad sot.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por tha në një deklaratë se fluturimet e saj drejt dhe nga Sudani ishin pezulluar deri në një njoftim të dytë, përcjell Bota sot.

Ndërkohë, linja ajrore kombëtare e Egjiptit, EgyptAir, tha se po pezullonte fluturimet drejt dhe nga Khartoum për 72 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat