Sulm terrorist në Kongo, humbin jetën 12 persona

Afrika

Sulm terrorist në Kongo, humbin jetën 12 persona

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

ë paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi xhihadist që ka ndodhur në provincën Ituri, në pjesën verilindore të Republikës Demokratike të Kongos.

Mediat e huaja shkruajnë se 9 persona të pajetë janë gjetur në Elake dhe tre të tjerë në Apesiko, dy fshatra në rajonin Mambasa.

Forcat Demokratike (ADF ) të një organizate xhihadiste që është zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik. Sipas dëshmive, tre trupave të gjetur në fshatin Apesiko u është prerë koka, ndërsa autorët “i kanë vënë flakën shtëpive dhe kanë grabitur prona”. Distanca midis fshatrave Elake dhe Apesiko është afërsisht nëntë kilometra.

Forcat Aleate Demokratike (ADF)është një nga grupet e armatosura që shkatërron pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos dhe është fajësuar për një breshëri sulmesh vdekjeprurëse ndaj kryesisht civilëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat