Po udhëtonin me jet-ski, qëllohen për vdekje nga roja bregdetare dy turistë

Afrika

Po udhëtonin me jet-ski, qëllohen për vdekje nga roja bregdetare dy turistë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:10
Njëri prej tyre u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin e mbyllur të dy shteteve.

Rojet bregdetare algjeriane thuhet se kanë qëlluar për vdekje dy turistë që po pushonin në Marok, të cilët kishin hyrë ujërat algjeriane me ski-jet e tyre.

Ata ishin mes katër shtetasve francezo-marokenë që ishin nisur me jet ski nga resorti maroken i Saidia. Njëri prej tyre u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin e mbyllur të dy shteteve.

Të shtënat shkaktuan zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi video të një trupi të pajetë që notonte në det.

Kufiri midis Algjerisë dhe Marokut u mbyll në vitin 1994. Algjeria akuzoi Marokun për akte armiqësore - një akuzë e refuzuar nga Rabat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat