​59 aeroplanë dhe 6 anije me mjete ndihme mbërrijnë në Libi

Afrika

​59 aeroplanë dhe 6 anije me mjete ndihme mbërrijnë në Libi

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Të paktën 59 avionë me mallra ndihmese nga 24 vende kanë zbritur në Libi për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse, tha qeveria e unitetit libian të mërkurën vonë.

Në një deklaratë, ekipi i urgjencës i qeverisë tha se gjashtë anije të ngarkuara me materiale ndihme mbërritën gjithashtu në Libi, por nuk dha detaje të mëtejshme, shkruan aa, transmeton KosovaPress.

Deklarata vuri në dukje se ndihma e fundit përfshinte 150 tonë ndihma humanitare nga organizata “Turkish Red Crescent” dhe një aeroplan mallrash nga Arabia Saudite që transportonte 90 tonë ushqim dhe materiale strehimi.

Sipas shifrave të OKB-së, rreth 4,000 njerëz kanë vdekur në të gjithë Libinë për shkak të përmbytjeve shkatërruese të 10 shtatorit, ndërsa më shumë se 40,000 njerëz janë zhvendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat