Masakrohen 40 oficerë të policisë në Kongo

Afrika

Masakrohen 40 oficerë të policisë në Kongo

Më: 26 mars 2017 Në ora: 11:05
Konvoi i policisë ra në pritë të këtij grupi, i cili i sulmoi ata

Luftëtarët e grupit “Kamwina Nsapu” ua kanë hequr kokat rreth 40 oficerëve të policisë gjatë një prite në qendër të provincës Kasai, në Kongo, njoftojnë zyrtarët vendorë.

Konvoi i policisë ra në pritë të këtij grupi, i cili i sulmoi ata.

Ndërkohë, gjashtë oficerë policorë të cilët flisnin gjuhën vendore “Tshiluba”, janë liruar, por pjesa tjetër u vranë, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kasai, Francois Kalamba.

Trazirat në Kasai filluan gushtin e vitit që lamë pas, kur forcat e sigurisë vranë liderin në grupit “Kamëina Nsapu”.

Sulmi i të premtes për cak kishte konvoin e policisë që po udhëtonte mes Tshikapa dhe Kananga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat