Ushtria ka marrë kontrollin në Zimbabve, por raportohet se presidenti Robert Mugabe, që është në pushtet që nga viti 1980, është i sigurt, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.
Pas konfiskimit të televizionit shtetëror, një zëdhënës i ushtrisë njoftoi se ishte duke synuar njerëzit pranë presidentit Mugabe që kishin shkaktuar "vuajtje sociale dhe ekonomike".
Ky veprim erdhi pasi Mugabe shkarkoi nënkryetarin e tij, Emmerson Mnangagëa, në favor të gruas së tij, Grace.