Presidenti i Zimbabvesë Robert Mugabe është pajtuar për të lënë pozitën e presidentit.
Sipas disa burimeve jo zyrtare, Mugabe tashmë është duke punuar me ushtrinë rreth deklaratës së dorëheqjes.
Transmetuesi shtetëror i Zimbabvesë, ZBC, tha se Mugabe pritet ti drejtohet popullit për dorëheqjen.
Gazeta zyrtare Herald gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi në të cilën shihet presidenti duke takuar gjeneralët e lartë në zyrat e tij të Shtetit.