Egjipti dënon me vdekje dhjetë të dyshuar terrorizëm - Bota Sot
Egjipti dënon me vdekje dhjetë të dyshuar terrorizëm

Afrika

E shtunë, 21 korrik 2018

Egjipti dënon me vdekje dhjetë të dyshuar terrorizëm

Më: 10 mars 2018 Në ora: 14:41

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar të shtunën me vdekje dhjetë persona, me akuzat të cilat pretendojnë për terrorizëm.

Gjykata Penale në Giza, me akuza të njëjta dënoi edhe pesë persona tjerë, të cilëve u shqiptoi dënime me burg të përjetshëm. Prokuroria i akuzoi të pandehurit se kishin formuar një grup për planifikimin e sulmeve mbi institucionet e shtetit, forcat e sigurisë dhe të krishterët kopt, si dhe për posedim të armëve.

Të gjithë të dënuarit e kanë të drejtën e apelimit.

Aktualisht, në Egjipt ka 30 të dënuar me vdekje, për të cilët ka një vendim përfundimtar, ndonëse nuk dihet numri i atyre për të cilët ka një dënim me vdekje të shkallës së parë. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se bëhet fjalë për qindra të tillë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test