I burgosur apo i lirë? Mister rreth fatit të djalit të Gadafit - Bota Sot
I burgosur apo i lirë? Mister rreth fatit të djalit të Gadafit

Afrika

E mërkurë, 26 shtator 2018

I burgosur apo i lirë? Mister rreth fatit të djalit të Gadafit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 08:19
Seif Al Islam

Gati një vit pasi që policia e Libisë bëri të ditur se ka liruar djalin e diktatorit të vrarë Moamer el Gadaf, fati i Seif Al Islam është ende mister.

Lajmërimi se ai është liruar nga burgu nga ana e brigadës Abu Bakr Al Sadik që dikur ka kontrolluar qytetin Zintan në Libinë perëndimore asnjëherë nuk është vërtetuar.

Derisa disa insistojnë se ai është ende gjallë diku në Zintan, të tjerët thonë se Seif ka vdekur.

Megjithatë një gjë është e sigurt. Që nga qershori i vitit 2014 për të nuk është dëgjuar prej se është parë në një  video gjatë gjykimit në Tripoli, raporton AFP.

Seif është bërë lajm pasi që ish presidenti francez Nicolas Sarkozy akuzohet se e ka financuar fushatën e   tij parazgjedhore në vitin 2007 me paratë e Gadafit.

Në një intervistë për televizionit Euronews në vitin 2011, Seif ka thënë se Sarkozy duhet t’i kthejë paratë që ka marr nga Libia për ta financuar fushatën e tij zgjedhore.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test