Mbi 250 njerëz të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Algjeri

Afrika

Mbi 250 njerëz të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Algjeri

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:50
Algjeri

(E plotësuar) - Së paku 257 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Algjeri, raportojnë mediat.

Incidenti ka ndodhur pak kohë pas nisjes së tij nga aeroporti Boufarik, pranë kryeqytetit algjer.

Shkaqet e rrëzimit janë të paqarta, ndërsa shifra zyrtare për viktimat nuk ka ende.

Kreu i ushtrisë ka urdhëruar hetime dhe do të vizitojë vendin e ngjarjes, thuhet në një deklaratë të Ministrisë algjeriane të Mbrojtjes.

Katër vjet më parë në Algjeri, një avion që bartte personel ushtarak dhe familjarë, është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e 77 personave.

***

Nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Algjeri kanë mbetur të vdekur mbi 200 persona.

Ky aeroplan është përplasur për toke afër aeroportit të Boufarik, më pak se 25 kilometra nga kryeqyteti algjerian, shkruan Sun.

Aeroplani ishte duke bartur trupa ushtarake dhe pajisje në momentin e përplasjes rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Mbi 14 ambulanca kanë dalë në vendin ku është rrëzuar aeroplani, prej nga ku janë nxjerr trupa të njerëzve.

Të gjitha rrugët për në aeroport janë bllokuar në mënyrë që shërbimet emergjente të ndërhyjnë më lehtë.

Ushtria e Algjerisë ka njoftuar se nuk ka asnjë të mbijetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat