Ushtria nigeriane sulme mbi objektivat e Boko Haramit - Bota Sot
Ushtria nigeriane sulme mbi objektivat e Boko Haramit

Afrika

E shtunë, 21 korrik 2018

Ushtria nigeriane sulme mbi objektivat e Boko Haramit

Më: 15 prill 2018 Në ora: 11:52
Ushtria nigeriane

Ushtria nigeriane ka filluar një operacion anti-terrorist në pyllin Sambisa, që njihet si kështjella e organizatës terroriste Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).

Sambisa është një rajon pyjor në krahinën Borko, që gjendet në verilindje të Nigerisë. Një pjesë e parkut nacional Chad Basin, ndërsa e pasur me flora dhe faunë, njihet si një nga bastionet kryesore të organizatës terroriste Boko Haram.

Zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, koloneli Onyeam Nwachukw, njoftoi se në aksionin e parë janë vrarë së paku shtatë persona, ndërsa tre terroristë tjerë u plagosën.

Në disa strehimore u konfiskua sasi e madhe e armëve dhe municionit.

Boko Haram është organizatë terroriste të cilën në fillim të vitit 2000 në Nigeri e themeloi ekstremisti Muhammed Yusuf, për të luftuar kundër të gjitha llojeve të kulturës perëndimore, veçmas në sistemin arsimor të Nigerisë.

Yusuf nën rrethana të pasqaruara në vitin 2009 vdiq në burg, ndërsa militantët e Boko Haram për këtë shkak intensifikuan aktivitetet terroriste dhe organizata u bë kërcënim global terrorist. Momentalisht vepron në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Nigeri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test