Zhduken diamantet 15 miliardë dollarë, nën hetim ish-Presidenti - Bota Sot
Zhduken diamantet 15 miliardë dollarë, nën hetim ish-Presidenti

Afrika

E shtunë, 21 korrik 2018

Zhduken diamantet 15 miliardë dollarë, nën hetim ish-Presidenti

Më: 21 prill 2018 Në ora: 14:55
Robert Mugabe

Zhdukja e disa diamanteve me vlerë 15 miliardë dollarë, ka bërë që të përfshihet nën hetim ish-Presidenti i vendit.

Bëhet fjalë për Robert Mugabe, ish-President i Zimbavesë, i cili në 9 maj do të dalë para komisionit parlamentar.

Ai do të pyetet, për atë që di lidhur me zhdukjen e diamanteve.

Dyshohet se zhdukja e diamanteve ka ndodhur për shkak të korrupsionit.

Për këtë akuzë, Mugabe u denoncua dy vite më parë, deri sa nëntorin e kaluar, u detyrua që të japë dorëheqjen.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test