Në Ruandë zbulohen varre masive nga "epoka e gjenocidit"

Afrika

Në Ruandë zbulohen varre masive nga "epoka e gjenocidit"

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:10
Ruandë - foto arkivi

Në Ruandë u zbuluan katër varre masive, të cilat besohet se datojnë nga gjenocidi i vitit 1994.

Varret u zbuluan në qarkun Gasabo, jashtë kryeqytetit Kigali, dhe rreth 200 trupa u zhvarrosën.

Rreth 3,000 njerëz nga kjo zonë janë zhdukur gjatë masakrave dhe banorët lokalë besojnë se trupat e tyre mund të gjenden në varre masive.

Rreth 800,000 njerëz - tutsisë etnikë dhe hutusë të moderuar - janë masakruar nga milicitë hutu brenda 100 ditësh.

Varret u zbuluan dy javë pasi u mbajtën përkujtime për të shënuar fillimin e vrasjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat