Të paktën 12 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ruanda

Afrika

Të paktën 12 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ruanda

Më: 7 maj 2018 Në ora: 20:00
Fotografi ilustruese

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pas rrëshqitjeve të dheut në perëndim të Ruandës, kanë njoftuar zyrtarët.

Autoritetet kanë njoftuar po ashtu se dhjetëra banorë të qarkut Karongi, ku ka pasur rrëshqitje të dheut, konsiderohen të zhdukur.

Zyrtarët kanë thënë se kërkimet për të zhdukurit po vazhdojnë.

Rrëshqitja e dheut është shkaktuar pas shirave të rrëmbyeshëm. Rrëshqitjet e dheut në Ruanda janë të zakonshme.

Nga muaji janar deri në muajin prill, mbi 180 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Rreth 10 mijë shtëpi, 58 rrugë dhe shtatë kisha po ashtu janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut vetëm këtë vit, ka njoftuar Ministra për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat