Rreth 100 migrantë ikën nga kampi i trafikimit në Libi - Bota Sot
Rreth 100 migrantë ikën nga kampi i trafikimit në Libi

Afrika

E shtunë, 22 shtator 2018

Rreth 100 migrantë ikën nga kampi i trafikimit në Libi

Më: 26 maj 2018 Në ora: 17:43
Ilustrim

Më shumë se 100 migrantë afrikanë kanë ikur nga një kamp i Libisë, ku po mbaheshin peng dhe po torturoheshin, raportuan mediat ndërkombëtare.

Migrantët nga Etiopia, Somalia, ikën në një xhami të qytetit ku u morrën nga banorët dhe autoritetet lokale.

Spitali rajonal në Bani Walid tha se 20 nga viktimat po trajtohen për plagë dhe torturë.

Sipas Mjekëve pa Kufij, 15 migrantë u vranë dhe 25 u plagosën gjatë ikjes. Disa nga viktimat, njoftuan se ishin mbajtur peng për më shumë se 3 vjet. Mjekët deklaruan se pengjet që janë në spital kanë marrë plagë të mëdha me armë zjarri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test