Etiopi, disa të vdekur pas një shpërthimi në tubimin ku ishte edhe kryeministri - Bota Sot
Etiopi, disa të vdekur pas një shpërthimi në tubimin ku ishte edhe kryeministri

Afrika

E shtunë, 21 korrik 2018

Etiopi, disa të vdekur pas një shpërthimi në tubimin ku ishte edhe kryeministri

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, në tubimin ku mori pjesë edhe kryeministri Abiy Ahmed, ka ndodhur një shpërthim ku ka edhe të vdekur.

Në tubimin e organizuar në sheshin Meskel në Addis Ababa, morën pjesë mijëra persona. Gjatë fjalimit të kryeministrit Abiy Ahmed ndodhi një shpërthim.

Kryeministri Ahmed pas shpërthimit në fjalë është larguar nga tubimi nga rojet e tij, ndërkaq në një deklaratë më pas tha se “Disa persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i shkaktuar nga ata që nuk duan paqe dhe unitet në këtë shtet”, njofton AA.

“Kjo ngjarje është një iniciativë e forcave të cilat nuk duan që ta bashkojnë Etiopinë”, thotë Ahmed.

Disa dëshmitarë të rastit thonë se një person ka hedhur një bombë dore. Ndërkaq vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test