Atentati ndaj Presidentit të Zimbabve, s’ndryshon data e zgjedhjeve

Afrika

Atentati ndaj Presidentit të Zimbabve, s’ndryshon data e zgjedhjeve

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 09:14
Presidenti i Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa

Zyrtarët në Zimbabve thonë se një shpërthim në një tubim fushate për presidentin e vendit nuk do të shkaktojë vonesa në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Shpërthimi la 49 të plagosur.

Presidenti i Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa shpëtoi pa u lënduar pas shpërthimit në Bulawayo, ku opozita gëzon mbështetje të fortë.

Nënpresidenti e cilësoi shpërthimin akt terrorist dhe tha se qeveria do t’u ofrojë mbrojtje kandidatëve që kanë frikë se mund të bëhen objekt sulmesh.

Presidenti tha se ka qenë shpesh në shenjestër të komploteve për atentat dhe se nuk do të trembet dhe nuk do të jepet pas hakmarrjes apo shpagimit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat