Shpërthim afër aeroportit të Kajros, 12 të plagosur

Afrika

Shpërthim afër aeroportit të Kajros, 12 të plagosur

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 10:42
Shpërthim afër aeroportit të Kajros

12 persona janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, raporton agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane MENA.

Ata janë shtruar në spital, por natyra e lëndimeve të tyre ende nuk dihet.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se shpërthimi u shkaktua nga “temperaturat e larta” në një depo të karburantit.

Trafiku ajror në aeroport nuk është prekur nga ky rast, konfirmoi ministri i aviacionit të Egjiptit Younis al-Masri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat