Ish-partia e Mugabes i fiton shumicën e votave

Afrika

Ish-partia e Mugabes i fiton shumicën e votave

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 14:31
Zimbabve

Partia qeverisëse në Zimbabve Zanu-PF i fitoi shumicën e ulëseve në Parlament.

Sipas rezultateve zyrtare, jo të plota, partia e presidentit Emmerson Mnangagwa pritet të sigurojë shumicën e konsiderueshme parlamentare nga zgjedhjet e së hënës.

Këto kanë qenë zgjedhjet e para pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe, po ashtu nga partia Zanu-PF.

Presidenti themelues i Zimbabvesë, Mugabe, është rrëzuar në një puç vitin e kaluar, pas pothuajse katër dekadash në pushtet.

Më herët, aleanca e opozitës tha se votimi është manipuluar dhe se kandidati i saj, Nelson Chamisa, ka fituar.

Të hënën janë mbajtur edhe zgjedhjet për president dhe rezultati i tyre pritet më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat