Në Zimbabwe, 27 opozitarë dalin para gjykatës

Afrika

Në Zimbabwe, 27 opozitarë dalin para gjykatës

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:58
Zimbabwe

Njëzeteshtatë pjesëtarë të partisë opozitare “Lëvizja për Ndryshime Demokratike” në Zimbabwe akuzohen dhunën e shkaktuar në protestat pas zgjedhjeve, ku u vranë gjashtë persona.

Tanke me ushtarë hynë në kryeqytetin Harare të mërkurën, pasi shpërthyen protesta për t’i kundërshtuar rezultatet zgjedhore. Opozitarët nuk e pranojnë fitoren e presidentit Emmerson Mnangagwa.

Të njëzeteshtatit u arrestuan të enjten në selinë e partisë së tyre, ndërsa prokurorët thonë se kanë dëshmi që të akuzuarit kanë ushtruar dhunë gjatë protestës. Nëse shpallen fajtorë, dënimi për ta do të jetë 10 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat