Presidenti i Sudanit Jugor dhe kreu i grupit kryesor rebel të vendit nënshkruan sot një marrëveshje përfundimtare të zjarrit dhe për ndarjen e pushtetit.
"Unë i bëj thirrje të gjithëve si udhëheqës i Sudanit Jugor që kjo marrëveshje që kemi nënshkruar sot duhet të jetë fundi i luftës dhe konfliktit në vendin tonë", tha presidenti Salva Kiir.
Ish zëvendës presidenti i Sudanit Jugor dhe udhëheqësi rebel Riek Machar tha pas nënshkrimit, se "sot ne festojmë, jo vetëm në Sudanin e Jugut, por në të gjithë botën".
Sudani Jugor u bë i pavarur nga Sudani në vitin 2011, por lufta civile shpërtheu dy vjet më vonë midis qeverisë të udhëhequr nga Kiir dhe një lëvizje rebele të udhëhequr nga Machar.