Lëvizja myslimane shiite në Nigeri, njoftoi sot se trupat nigeriane qëlluan dhe vranë të paktën 27 anëtarë të lëvizjes së saj, gjatë një procesi fetar në kryeqytetin Abuja.
Zëdhënësi i Lëvizjes Islamike të Nigerisë, Ibrahim Musa tha se 6 vetë u vranë të shtunën dhe 21 të tjerë të hënën, njoftojnë mediat vendore.