LDK: Shpend Ahmeti nuk po guxon të deklarohet pas rrëfimit të Mramorit që humbi dy fëmijë në Kolovicë

Aktuale

LDK: Shpend Ahmeti nuk po guxon të deklarohet pas rrëfimit të Mramorit që humbi dy fëmijë në Kolovicë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:23
Foto Ilustrim

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dardani të Prishtinës, përmes një reagimi ka shkruar se kryetari i Prishtinës as pas 48 orë nuk ka marrë guximin të prononcohet rreth deklaratave të prindit që i humbi dy fëmijë në Kolovicë, Muhamet Mramorim.

“Pas deklarimeve të prindit të dy fëmijëve të mbytur, kryetari i komunës edhe pas 48 orë prononcimi nuk merr guximin që të jap një deklaratë të vetme. VV me Shpendin mendojnë se me dorëheqjen e një “hiqi” si Xhelal Sveçla (një i dëbuar nga puna për hajni nga SOS Fshatrat e Kosovës) e kanë arsyetuar vdekjen dy fëmijëve”, thuhet në reagim.

LDK-ja e ka quajtur lojë të ndryrë e të dyfisht të VV-së

“Nuk e dimë se çka krejt kish ndodh me qenë dikush tjetër në krye të Komunës e jo VV. Kjo është loja e ndyrë e dyfishtë e VV. Edhe krejt drejtorët politik të Komunës dhe Kryetari I Komunës të jep dorëheqja është e paktë me jetën e dy fëmijëve. Së paku ndihmoni familjes të tejkaloi dhimbjen nëse jo asgjë tjetër!”, thuhet në reagim.

Mramori para disa dite akuzoi Komunën e Prishtinës se nuk është interesuar për fëmijët e tij që kanë humbur jetën në një gropë që ishte hapur në Kolovicë.

Ai kishte thënë se fëmijët e tij janë harruar nga autoritetet komunale dhe shtetërore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat