Urimi ‘special’ i familjes së Haki Imerit për të burgosurit e Gjykatës Speciale

Aktuale

Urimi ‘special’ i familjes së Haki Imerit për të burgosurit e Gjykatës Speciale

Nga: N.Sh Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:09
Foto ilustrim nga "Bota sot"/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit kanë uruar festën e flamurit 28 Nëntorin.

Kjo familje, përmes një postimi në Facebook ka uruar gjithë shqiptarët që të kenë një qasje tjetër ndaj jetës, shtetit dhe ardhmërisë.

Familja Imeri, ka uruar në mënyrë speciale edhe të burgosurit në Gjykatën Speciale.

Ata urojnë që ata që gjenden prapa grilave në Hagë, pra bëhet fjalë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e të tjerët, që të kalojnë sa më lehtë këtë ditë të festave.

Sipas tyre, ata që bëjnë krime, në ditët më të rëndësishme të jetës, kur të gjithë të tjerët e shijojnë lirinë, ata përfundojnë dhe e shijojnë burgun.

Postimi i plotë:

Urojmë të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Urojmë që shqiptarët në këtë Epoke të re të kenë një qasje tjetër ndaj jetës, shtetit dhe ardhmërisë ..

Urojmë edhe ata që gjenden prapa grilave në Hagë të kalojnë sa më lehtë ditët e festave...

-Nuk duhet bërë krime se në ditët më të rëndësishme të jetës kur të gjithë të tjerët shijojnë lirinë, të paudhët shijojnë Burgun ...

-Liria jote është liria e tjetrit prandaj po cenove lirinë e tjetrit cenove lirinë tënde...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat