Edhe në Komunën e Podujevës ka filluar votimi për zgjedhjen e kryetarit të kësaj komune.
Në garë për të parin e komunës, janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.
Në këtë komunë janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 Vendvotime, ku të drejtë vote kanë 87,381 persona.
Podujeva ka mbetur pa kryetar që nga muaji qërshor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.