Deklarohet Veliu, ja se çfarë ka për të thënë për VV-në

Aktuale

Deklarohet Veliu, ja se çfarë ka për të thënë për VV-në

Nga: M.H Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 21:27
Foto nga konferenca

Pak më parë është mbajtur konferenca e LDK-së, në lidhje me zgjedhjet në Podujevë.

Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh kryetar ish-kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu ishte i pranishëm ku pranoi humbjen dhe foli në lidhje me rikthimin e LDK-së edhe me fuqishëm në skenën politike.

“Unë besoj shumë që në çfarë do zgjedhjesh tjera LDK do të kthehet dhe jemi të përkushtuar që të punojmë për LDK pareshtur siç kemi punuar këto 30 vite", tha ai.

I pyetur se a ka ndonjë mesazhë për deputetët e VV-së, Veliu u shpreh që nuk ka asnjë koment në lidhje me deklaratat që deputetët e VV-së po i bëjnë, sipas tij është e pritshme këto lloj propagandash nga VV, shkruan “Bota sot”.

Veliu më tej thotë që shumë shpejt edhe qytetarët e Podujevës pore dhe Kosovës do e shohin që VV nuk është parti për qeverisje.

“Jo nuk kam asnjë koment, nuk kam çka i komentoj deputetët e VV-së, ata e provuan me 50 pikëshit, u pa që VV nuk është për qeverisje. Ata dinë të bëjnë propaganda të mira, din të joshin, din të mashtrojnë mirëpo shumë shpejt qytetarët e Podujevës dhe Kosovës do e shohin që VV nuk është subjekt politik që mund të qeverisë sepse ata merren me propaganda, me gjëra që nuk janë në dobi të vendit por me propaganda e që dikujt mund të i bëjnë përshtypje mirëpo mua nuk më bëjnë. Unë ënjoh edhe sturkturën e VV-së, në Llap edi kush janë në këtë strukutur dmth nuk më befasojnë çfardo dekalarate e tyre nuk më befasojnë”, u shpreh Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat