Profesori nga Parisi kritikon LDK-në: E përjashtuan Vjosën, pasi ia dhunuan....

Aktuale

Profesori nga Parisi kritikon LDK-në: E përjashtuan Vjosën, pasi ia dhunuan....

Nga: A.SH Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 22:57
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki përmes një shkrimi ka kritikuar LDK-në duke thënë se, ishin ata të cilët përjashtuan Shpejtim Bulliqin që sonte shkoi në Podujevë.

Dhe, janë po ata të cilët “përjashtuan Vjosa Osmanin pasi ja dhunuan gati 200 mijë vota, pastaj shkuan në Washington, ishin ata që mënjanuan figurat legjitime në parti dhe i nxorën në ballë Dritonat” ka thënë profesori.

Duke shtuar se, Isa Mustafa po pret me bë pazar me postin e presidentit e pse jo edhe vet me iu fut garës sepse, si dinamik që është i duhet Kosoves në këtë kohë.

Postimi në Facebook:

E perjashtuan Shpejtim Bulliqin, sonte shkoi Podujeva.

Dolen nga qeveria per nje tweet te Grenell turistit dhe e rikthyen vendin ne dore te bandave.

E perjashtuan Vjosen pasi ia dhunuan gati 200 mije vota dhe u thane votuesve « na falni se pa Hashimin s’kemi jetë ».

U turren n’Washington me i tregu botes qe Kosova nuk eshte shtet por çeshtje e pazgjidhur.

E ristartuan fabriken per prodhimin e konsujve e diplomateve.A m’besoni diçka?

Dy rroga i kisha dhene vec me dite kush është strategu i LDK-se keto kohet e fundit se pasha juve jo shkenca politike por as psikanaliza nuk i gjen sqarim kesaj çorodie.

Ndërkohë, Isa po pret me be pazar me postin e presidentit e pse jo edhe vet me iu fut gares sepse, si dinamik qe është i duhet Kosoves ne kete kohe ???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat