Qeveria në dorë të Kushtetueses, deputetja e VV-së: Ja çka do të ndodhë nëse vërtetohet pavlefshmëria e votës së Arifit

Aktuale

Qeveria në dorë të Kushtetueses, deputetja e VV-së: Ja çka do të ndodhë nëse vërtetohet pavlefshmëria e votës së Arifit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 07:27
Lëvizja Vetëvendosje

Kur në gushtin e vitit 2017, u konstitua legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, një nga të veçantat e asaj seance, ishte deputetja Saranda Bogujevci.

Vajza nga Podujeva ishte e re si deputete, por aktivizimi i saj në politikë ishte i mëhershëm. Por përtej ngjyrimit politik, Saranda Bogujevci është simboli i një personi të fortë që pavarësisht tmerreve që përjetoi, gjeti forcën të shikojë përpara.

Ajo është e mbijetuara e masakrës që forcat serbe i bën familjes së saj, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Tani, si deputete e Kuvendit të Kosovës disa herë në fjalën e saj, ajo ka kërkuar që të ketë shumë seriozitet kur flitet për gjenocidin serb në Kosovë.

Madje për këtë ka pasur përplasje në Kuvend siç ishte rasti i fundit me deputetin e LDK-së, Arben Gashin.

Në një lidhje 'live' me Euronews Albania deputetja Saranda Bogujevci tha se Vetëvendosja që në fillim e kishte kontestuar votën e Etem Arifit që ishte i dënuar kur votoi qeverinë e tanishme, e cila për këtë arsye sipas saj është ilegjitime

Sipas deputetes së VV, nëse gjykata e vërteton se vota e tij ishte pavlefshme, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Fitorja e Vetëvendosjes në Podujevë, sipas saj ishte një revolucion që tregon se qytetari të ndëshkon kur nuk punon siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat