Qorrolli: PDK-LDK, kjo dashni e vjetër e Venedikut!

Aktuale

Qorrolli: PDK-LDK, kjo dashni e vjetër e Venedikut!

Nga: G.B Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 07:18
Vigan Qorrolli

Analisti politik, Vigan Qorrolli, ka reaguar pas raportimeve se PDK është pajtuar që ta votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se LDK e ka qafën e gjatë dhe e shtrinë atë, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se PDK-LDK janë dashuri e vjetër e Venedikut.

Postimi i tij i plotë:

Sonte ka raportime që PDK [më në fund] u pajtua ta votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend.

Xhanëm, sa të gjatë LDK e ka qafën dhe sa shumë e shtrinë atë në briskun e fatndjellëses së saj n’pushtet?!

PDK-LDK, kjo dashni e vjetër e Venedikut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat