Bulliqi merr sot zyrtarisht postin e kryetarit të Podujevës

Aktuale

Bulliqi merr sot zyrtarisht postin e kryetarit të Podujevës

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:09
Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi do të marrë sot zyrtarisht detyrën e tij si Kryetar i Komunës së Podujevës.

Bulliqi pritet që gjatë ditës të betohet si Kryetar i Podujevës dhe të pranojë zyrtarisht postin e të parit të komunës.

Kryesuesi i Kuvendit të Podujevës ka thirrur për sot mbledhje solemne prej orës 10:00, ku si pikë e rendit të ditës janë betimi i kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi dhe më pas edhe fjalimi i tij i parë në këtë post para asamblistëve të Llapit.

Shpejtim Bulliqi ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 29 nëntorit, ku edhe arriti të fitojë bastionin e njohur të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat