Japonia ndihmë për shëndetësinë në Kosovë, nënshkruhet marrëveshja prej 800 mijë eurove

Aktuale

Japonia ndihmë për shëndetësinë në Kosovë, nënshkruhet marrëveshja prej 800 mijë eurove

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 13:44
Pamje nga takimi

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e një ndihme të Qeverisë së Japonisë në vlerë prej 800.000 eurove për të siguruar pajisje dhe  mirëmbajtur ato.

Kjo, pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Japonisë kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për zgjatjen e ndihmës së Grantit për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe Social në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të nënshkruar më 21 shtator 2020.

Ky nënshkrimin është bërë nga Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në MSh, Ardian Mehmetaj dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasaware.

Marrës i grantit të nënshkruar është Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shfrytëzues i tij është Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për të cilën granti do të shërbejë për sigurimin e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat