Reagon ashpër edhe Albulena Haxhiu, ja pazaret që e rrëzuan Qeverinë e Albin Kurtit

Aktuale

Reagon ashpër edhe Albulena Haxhiu, ja pazaret që e rrëzuan Qeverinë e Albin Kurtit

Nga: N. H Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:47
Albulena Haxhiu dhe Alban Krasniqi

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të një një studim prej 103 faqesh i publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian, ku thuhet se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur ndikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia.

Por, sipas saj, pazaret për rrëzimin e Qeverisë nuk e lejuan ta finalizojnë këtë çështje.

“Ekipi i mandatuar për themelimin e Ekipit kishte nisur punën në këtë drejtim. Mandati i tij ishte deri në shtator 2020. Për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë”, shkruan ai.

Ja shkrimi:

Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia. Së pari, me mbështetjen e institucioneve për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe së dyti, me themelimin pa vonesa të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ekipi i mandatuar për themelimin e Ekipit kishte nisur punën në këtë drejtim. Mandati i tij ishte deri në shtator 2020.

Për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë.

Qeverisë së pazareve të vjetra, kësaj aktuales iu deshën 6 muaj për ta bërë një vendim, e një ekip. Kjo zvarritje për një çështje tejet me rëndësi dëshmon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës.

Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti. Fat i mirë që kjo Qeveri nuk ka jetëgjatësi dhe punët e mira që i kemi nisur, do t'i shtyejmë përpara me vullnet dhe angazhim maksimal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat