Haradinaj e konfirmon se s’ka komunikim me kryeministrin Hoti: Nuk e kam takuar mbi 1 muaj

Aktuale

Haradinaj e konfirmon se s’ka komunikim me kryeministrin Hoti: Nuk e kam takuar mbi 1 muaj

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:51
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kohë që nuk e ka takuar kryeministrin Avdullah Hoti.

Ai thotë se ka takuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.

“Nuk kam ndje ndonjë nevojë me takuar kryeministrin Hoti, unë takoj kryetarin Isa Mustafa, sepse jam partner i tij, si dhe Fatmir Limajn. Ka mbi një muaj që nuk e kam takuar kryeministrin Hoti, por nuk e kam ndierë nevojë ta takojë”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus në TV Dukagjini.

Ai ka thënë se takime çdo ditë me Hotin ka zv.kryeministri nga partia e tij, Besnik Tahiri.

Ndërsa duke folur për qeverinë, ka thënë se i ka numrat në limit.

“Edhe kur është votuar kjo qeveri, jo të gjithë deputetët e kanë votuar, por edhe pa ata deputetë ka pasur shumicë të caktuar. Kjo shumicë nuk është e madhe, është në limit, 61 vota nuk janë të qëndrueshme, e ka shumicën e 61 votave”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat