Avdullah Hoti: Raporti i PE’së është i ndërtuar mbi të pavërteta dhe mbi konspiracione

Aktuale

Avdullah Hoti: Raporti i PE’së është i ndërtuar mbi të pavërteta dhe mbi konspiracione

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:10
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se raporti i PE’së për “lajmet e rreme” është i ndërtuar mbi konspiracione.

Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Qeveria do të reagojë kundër këtij raporti.

Sipas tij, ai ka autorë njerëz që nuk janë në linjë me vlerat e BE’së.

“Komenti im është që ai raport është i ndërtuar për të pavërteta dhe mbi konspiracione të caktuara mbi momnte të caktuara gjatë kësaj periudhe dhe nuk meriton vëmendje. Shpresoj që Parlamenti Europian nuk do ta marrë parasysh. Nëse shihni autorët, ata nuk janë në linjë me vlerat e BE’së dhe kanë agjendat e tyre. Pres që në ditët e ardhshme të kemi reagim zyrtar dhe të ketë reagim nga BE’ja që të ketë reagim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat