Reagon SHSKUK-ja, flet për mungesën e oksigjenit

Aktuale

Reagon SHSKUK-ja, flet për mungesën e oksigjenit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:25
Foto Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se ditëve të fundit ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen.

SHSKUK-ja bën të ditur se, megjithatë, institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave”, shkruhet në njoftim.

Tutje, Shërbimi Spitalor thotë se mjekët janë ata që vendosin për transferimin e pacientëve në QKUK.

“Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar shëndetësor në vend”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat