Drejtori Thaçi priti në takim shefin EULEX-it Wigermark

Aktuale

Drejtori Thaçi priti në takim shefin EULEX-it Wigermark

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:27
Pamje nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka pritur në takim shefin  EULEX-it,  Lars – Gunnar Wigermark, me të cilin biseduan lidhur me sigurinë në institucione korrektues, situatën e krijuar  nga pandemia, si dhe menaxhimin e masave mbrojtëse ndaj Pandemisë “Covid 19”.

Gjatë takimit, Thaçi e njoftoi z. Wigermark  rreth sfidave dhe të arriturave të SHKK-së, reformave, menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë “Covid 19” brenda institucioneve korrektuese, e po ashtu edhe mbi programet trajnuese për stafin korrektues dhe të burgosurit.

Tutje, ai ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e EULEX-it, i cili po vazhdon ta mbështesë  SHKK-në në këto rrethana.

Ndërsa Wigermark në kudër të diskutimit  e përgëzoi z. Thaçi për punën dhe të arriturat e SHKK-së, si dhe për menaxhimin e situatës dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit në institucionet korrektuese.

Ai po ashtu u shpreh se misioni të cilin e drejton është përqendruar në përkrahjen e SHKK-së, me ç` rast shprehu gatishmërinë se EULEX-i do të vazhdojë ta mbështes SHKK-në, sidomos në fushën e trajnimeve duke ofruar përkrahje në të gjitha fushat, në veçanti me pajisje për institucionet korrektuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat