“Tik tak”: Zyrtari i lartë i AAK-së lëshon sinjale për rënie të Qeverisë?

Aktuale

“Tik tak”: Zyrtari i lartë i AAK-së lëshon sinjale për rënie të Qeverisë?

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:13
AAK

Zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka, pak orë më parë ka shpërndarë një postim në Facebook duke lënë shumë pikëpyetje.

Blaka ka ndarë fotografinë e një ore dhe në mbishkrimin e saj shkruan, “Tik Tak”

A po paralajmëron AAK-ja dhe zëdhënësi Blakaj me këtë postim,  largimin nga Qeveria dhe rënien e saj?

Kjo mbetet të shihet ditë në vijim!

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka deklaruar se PDK-ja janë “Hajna të Prontos” ç’ka sjellë edhe reagimin e ashpër të PDK-së.

Nga PDK-ja kanë thënë se Haradinajt nuk do t’i japin kurrë votë për President pasi i njëjti ka prishur marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të dhe BE-në.

Sekretari i kësaj partie Betim Gjoshi i pyetur ndër të tjera se a pret bashkëpunim me mes AAK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në të ardhmen, ai u përgjigj kështu.

“Nuk na pengon ajo gjë. Ne jemi në opozitë. Kurdo që mbahen zgjedhjet, ne do të hyjmë për t’i fituar ato zgjedhje. PDK gjithmonë ka ditur që të ulet dhe të gjej zgjidhje për hir të interesit të shtetit. Haradinaj e ka quajtur dy vjet Albin Kurtin mashtrues, dy vjet tjera ka dalë në protesta me të. Ne e njohim të gjithë atë se si është ai. Por, AAK në zgjedhjet e ardhshme nuk do e kalojë as pragun zgjedhor”, ka dekalruar Gjoshi.

Ndërsa nga partia e Haradinajt, deputeti Shkumbin Demaliaj i është përgjigjur Gjoshit në lidhje me deklaratat se Haradinaj ka prishur marrëdhëniet me SHBA-të.

“Lidhur me miqësitë me SHBA-të, dihet mirëfilli kush i ka rujt këto raporte. A gjindet dikunf ndonjë deklaratë e zotit Haradinaj negative ose që prish marrëdhëniet me SHBA-të. Nëse  gjindet dikund ndonjë deklaratë e zotit Haradinaj që e ka dhanë publikisht kundër miqësisë me SHBA-të ose në raport me SHBA-të, unë sonte japi dorëheqjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ky është vetëm format i politikave ditore edhe nuk qëndrojnë ato. Ndërsa sa  i përket deklararimeve është e drejtë e tyre të dekalrohen sido që e vlerësojnë ata” deklaroi Demaliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat