Isufi: Haradinaj e ka kryer me Gjykatën Speciale, koha që të jetë president

Aktuale

Isufi: Haradinaj e ka kryer me Gjykatën Speciale, koha që të jetë president

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:47
Ahmet Isufi

Anëtari i AAK’së, Ahmet Isufi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se asnjë parti nuk ka guxim që të shkohet në zgjedhje.

Ai ka thënë se në këtë kohë të vështirë AAK e ofroi kandidatin për president pasi vendi ka nevojë.

“S’ka zgjedhje, asnjë parti s’ka guxim e as VV’ja”, ka thënë ai.

“Haradinaj e ka kryer me Gjykatën Speciale, koha që të jetë president. Në këtë kohë të vështirë për vendin ne e kemi ofruar presidentin. Duhet të ngutemi që ta zgjidhim. Jemi në kohë të vështirë me ekonomi, me pandemi, me dialog i cili ka degraduar tërësisht”, tha ai.

Më pas ai tha se AAK nuk i frikësohet zgjedhjeve.

“AAK e ka 10% stabil. Partitë stabile nuk kanë nevojë për sondazhe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat