​156 mijë aplikime në Trust për 10 përqindëshin

Aktuale

​156 mijë aplikime në Trust për 10 përqindëshin

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Trusti Pensional

(E plotësuar 19:39) - Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se për rreth 5 orë 156 mijë persona kanë aplikuar për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka njoftuar se adresa e re për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti është e sigurt, teksa ka paralajmëruar se për afër 5 orë , kanë aplikuar 156 mijë qytetarë.

Njoftimi është bërë përmes një komunikate të lëshuar nga Fondi, teksa kanë njoftuar për hapjen e një uebfaqeje të re, në mënyrë të përshpejtimit të aplikimit.

Mbi 120 mijë persona kanë aplikuar në TRUST për 10 përqindshin

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se për vetëm tri orë e gjysmë mbi 120 mijë persona kanë aplikuar për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka njoftuar se adresa e re për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti është e sigurt, teksa ka paralajmëruar se për tri orë e gjysmë, kanë aplikuar 120 mijë persona.

Njoftimi është bërë përmes një komunikate të lëshuar nga Fondi, teksa kanë njoftuar për hapjen e një uebfaqeje të re, në mënyrë të përshpejtimit të aplikimit.

Postimi i plotë: 

NJOFTIM

Të nderuar kontribuues dhe qytetarë,

kemi paralajmëruar hapjen e aplikimeve sot në ora 15:00. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit ka ngritur dyshime për sigurinë e uebfaqes, duke llogaritur edhe fluksin tejet të lartë të aplikuesve. Për të parandaluar çfarëdo risku, vendosëm ta ndërrojmë adresën e shërbimit.

Shumë shpejt kemi arritur që të gjejmë zgjidhje me një adresë të re, të cilën e kemi promovuar dhe ku aplikimi ka vazhduar me rreth gjysmë ore me vonesë.

Ndërkohë, prej kalimit në adresën e re, i kemi mbi 120 mijë aplikime të përfunduara me sukses brenda tri orësh e gjysmë.

Nuk kemi pretenduar se gjithçka mund të parashikohej por veprimi i marrë sot kishte të vetmin qëllim: sigurinë e kontribuuesve.

Duam të falënderojmë Agjencinë së Shoqërisë Informative (ASHI), e cila na dha ndihmë në këtë proces.

 

 

Shkon në 70 mijë numri i aplikuesve për 10% e Trustit

Deri më tani, ende pa kaluar 3 orë, 70 mijë persona kanë aplikuar për ta bërë tërheqjen e 10 për qind të Trustit.

Kështu ka bërë me dije, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi në konferencë për media.

“Ne jemi marrë ndërkohë me gjetjen e zgjidhjes së shpejt dhe ofrimin e një adresë të re ku procesi ka shkuar dhe po shkon mirë. Deri më tani i kemi mbi 70 mijë aplikues”, ka thënë Demi.

Sipas tij, aplikimi do të vazhdojë edhe sonte dhe në ditët në vazhdim.

“Presim që sonte, brenda një ore, aplikimi të kalojë 100 mijë aplikime. Ndërkaq në vazhdim do të njoftojmë nëse aplikimi do të vazhdojë në faqen trusti10.org ose në këtë që është tash. Jemi të kënaqur që shërbimin, sepse e kemi kthyer shumë shpejt”, ka thënë Demi.

Sipas tij, aplikimi do të vazhdojë edhe sonte dhe në ditët në vazhdim.

“Presim që sonte, brenda një ore, aplikimi të kalojë 100 mijë aplikime. Ndërkaq në vazhdim do të njoftojmë nëse aplikimi do të vazhdojë në faqen trusti10.org ose në këtë që është tash. Jemi të kënaqur që shërbimin, sepse e kemi kthyer shumë shpejt”, ka thënë Demi në RTK.

Sa i përket se si do të bëhet tash pagesa e aplikuesve, Demi ka thënë se pagesa bëhet në grup, në bllok.

“S’ka rëndësi kur aplikon, sepse pagesat në bankë do të bëhen në grup. S’ka rëndësi sa shpejt aplikon, dhe nuk është me nxitim të bëhet kjo – sot, nesër apo pas pesë ditësh paratë do të dalin në bllok. Do të jemi këtu që t’ju shërbejmë të gjithëve”, ka thënë Demi.

(16:50) - Aplikimi për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve në “Trust” ka filluar sot në ora 15:00 dhe deri më tani, për më pak se dy orë kanë aplikuar 30 mijë persona.

Kështu kanë bërë të ditur nga Fondi i Kursimeve, derisa sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë kohë të mjaftueshme për të aplikuar.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i qeverisë së Kosovës përfshinë se qytetarët të cilët kanë më pak se 10 mijë euro në Trust do të rimbursohen nga qeveria e Kosovës.

Aplikimi për 10 për qindëshin e Trustit mund të bëhet KËTU .

Sipas njoftimit të fundit, qytetarët të cilët kanë aplikuar sot për këtë 10 për qindësh do të mund t’i tërheqin paratë e tyre tek pas datës 23 dhjetor.

Lidhur me këtë sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës qytetarëve do t’iu vendoseshin mjetet financiare në xhirollogaritë e tyre në afat prej 3 ditësh. 

***

Është rikthyer ueb-faqja e Trustit të Kosovës ku qytetarët mund të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqindëshit.

Ueb-faqja ka pasur disa probleme, por tani është rikthyer.

Qytetarët mund të aplikojnë duke klikuar KËTU.  

Qeveria e Kosovës me ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, parasheh kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro. 

Image

***

Zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi, ka thënë se faqja për aplikimin për tërheqjen e 10 përqindshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale ka rënë shkaku i tentativave për sulme kibernetike.

Ai këtë e bëri të ditur gjatë një konference për media. Faqja Trusti kishte për t’u hapë nga ora 15:00.

***

Ka nisur afati  për tërheqjen e 10%-shit nga Trusti. Klikoni KËTU për të hyrë në sistem.

Për këtë proces, Trusti Pensional i Kosovës ka bërë të qartë që disa herë procedurat.

(1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustit.

2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.

3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.

5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet.

Aplikimi bëhet në faqen: www.trusti10.org.

Po ashtu, është bërë thirrje për kujdes gjatë aplikimit, dhe që qytetarët të përdorin vetëm ueb-faqen e Trustit.

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka bërë thirrje tek qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes gjatë procedurës së aplikimit për tërheqjen e 10%-shit të Trustit.

Në një komunikatë për media, ky institucion ka thënë se qytetarët duhet të aplikojnë vetëm në platformën e vërtetë të Trustit.

Po ashtu qytetarët duhet të sigurohen që platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL.

Gjithashtu, ueb-sajti i Trustit mund të mos funksionojë në formë normale për shkak të ngarkesës së madhe dhe kërkesave të mëdha për aplikues.

Më poshtë keni videon që shpjegon edhe njëherë procedurat për aplikim për tërheqjen e 10%-shit nga Trusti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat