Kontrata me William Walker, reagon Haxhi Avdyli, ka disa fjalë për zërin më të fuqishëm për gjenocidin në Reçak

Aktuale

Kontrata me William Walker, reagon Haxhi Avdyli, ka disa fjalë për zërin më të fuqishëm për gjenocidin në Reçak

Nga: N. H Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:01
William Walker

U tha se ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shkëputur kontratën Willim Walkerit.

Por, nuk ka shkuar gjatë dhe Osmani e ka sqaruar situatën. Ajo ka thënë se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj duke shtuar se nuk ka pasur kontratë personalisht me William Walkerin por me fondacionin që mban emrin e tij.

“E pabesueshme se deri në çfarë niveli të ulët shkojnë dezinformatat lidhur me ngjarje publike në vendin tonë. Për shembull, sot thuhet se unë kam “shkëputur kontratën me z. William Walker”. E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë. Poashtu nuk ka pasur asnjëherë kontratë me personalisht z. William Walker. Ka pasur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu e cila mbanë emrin Fondacioni Walker,” ka thënë Osmani.

Një reagim lidhur me këtë çështje, e ka bërë edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili njihet edhe si krahu i vetëm i Osmanit.

Avdyli ka publikuar një fotografi nga takimi me Walker, gjersa ka shkruar se ky i fundit është miku më i mirë i popullit.

Ja shkrimi i tij:

Miku i mirë i ditëve të vështira do mbetet i respektuar dhe i vlerësuar.

Çdo derë e çdo shtëpie Kosovare, e çdo institucioni ,çdo ditë mbetet e hapur për mikun tonë W. Walker. ( foto e dhjetorit 2019)

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat