Qelaj: Ankesat më të shpeshta janë për moslejimin e qasjes në dokumente zyrtare

Aktuale

Qelaj: Ankesat më të shpeshta janë për moslejimin e qasjes në dokumente zyrtare

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 00:46
Avokati i Popullit, Naim Qelaj

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se ankesat më të mëdha në këtë institucion, janë ato për moslejimin e qasjes në dokumente zyrtare nëpër institucione publike.

“Ankesat janë të shumta. Ankesat kryesore janë për mosafrim të qasjes në dokumente zyrtare”, tha Qelaj në Interaktiv.

Qelaj tha se qasja në dokumente zyrtare, rrit përgjegjësinë në institucione.

“Përderisa kemi numër të shtuar të ankesave, mu më bën të dyshoj që na mungon transparenca si pasojë e mospunës së mirë nga autoritetet publike”, tha Qelaj.

Instrumentet juridike dhe ligjore, tha Qelaj, duhet të përdoren më shumë në shoqërinë e Kosovës. Gjithashtu, ka shtuar se zvarritja në proceset gjyqësore mbetet problematike.

“Pa dyshim është brengë e shoqërisë sonë zvarritja në proceset gjyqësore. Është kompetencë e Avokatit të Popullit të kujdeset edhe për këtë. Në Kosovë mungon gjykimi në kohë të arsyeshme, të drejtë e të paanshme. Pa dyshim ka ndikuar edhe pandemia në zvarritje të proceseve”, tha Qelaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat