Dyshohet se Fondacioni për mbrojtjen e Hashim Thaçit, mund të përdoret për të shpërlarë milionat e hajnisë

Aktuale

Dyshohet se Fondacioni për mbrojtjen e Hashim Thaçit, mund të përdoret për të shpërlarë milionat e hajnisë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:13
Hashim Thaçi

Niq Krasniqi, një aktivist në Vjenë ka publikuar disa fakte dhe ka hedh dyshime të forta mbi krijimin e Fondacionin për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Thotë se mbledhja e parave për të, mundet shumë lehtë të bëhet për shpëlarje parash.

Në 4 pika ka ndarë formën që ai mendon se mbledhja e këtyre parave është e dyshimtë.

“Përveç qe me shumat e mëdha qe do te rrjedhin nga këto tjetersime te behet përshtypja se Hashim Thaci ka shume perkrahje qytetare!”

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

MASHTRIMI I TREFISHTE ME NJË 'FONDACION' PËR MBROJTJE TË THACIT

I.

Krijimi i një 'fondacioni' për “Përkrahje e Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka per qëllim: 

1.- që të krijohet një mbulese për shumat e mëdha qe do të shpenzohen për avokatet e Thacit në Hagë, pra 5 avokatë të paraqitur dhe Oda e avokateve franceze, shuma të cilat do te paguhen nga mjetet e zaptuara e të tjeresuara me vite nga Thaci dhe klani i tijë, ashtu qe ato shuma të duken si mjete të mbledhura nga qytetarët ne "perkrahje dhe mbrojte të Hashim Thacit",

2.- që kështu të krijohet një forme e ligjshme se si të rrjedhin këto mjete financiare të mbledhura në menyrë te paligjshme e të perdoren ne "perkrahje dhe mbrotje të Hashim Thacit",

3.- që me shumat e medha që do te rrjedhin nga këto tjetersime të bëhet pershtypja se Hashim Thaci ka shumë perkrahje qytetare!

II.

PERNDRYSHE të gjithë qytetarët e dijne se Hashim Thaci nuk ka nevojë për perkrahje financiare, perkundrazi, e dijne se pasuria e tije e zaptuar prej dy dekadash i tejkalon përmasat e abuzuesve lokale të pushtetit dhe se vetëm me shitjen e fotografive të e rekuiziteve të djalit te tije, të mbledhura nëper vendet me luksoze te globit, mund të mbuloje shpezimet e mbrojtjes, pa nisur këtu me shitjen e kemishave te 'linjes se modës' me inicialet HTH, respektivisht "fabrikës se tekstilit" etj në shtetin e tu Kosovës, apo të ndonje pasurie pronesore nëpër rajon e deri ne shtetet e BE-së, si Austri, Gjermani etj   

III.

Ndersa i analizuar nga kendveshtrimi "mos e pvet se tregon vet" formimi i ketij "fondacioni" pikerisht me kete emer tregon shume me shume se emri i tije, aq me shume pasiqe ky "fondacion" nuk eshte formuar pa pelqimin e Thacit:

1.- tregon se Hashim Thacit per mbrojtjen e tije ne Hage nuk i mjaftojne mjetet e ndara nga Qeveria e Kosoves dhe se ka qendrim  te kundert me Jakup Krasniqin, i cili - per shkak te pafajesise - nuk mendonte te angazhoje asnje avokat,

2.- tregon se Hashim Thaci mbrojtjen dhe betejen juridike ne Hage nuk e mendon si mbrojtje te "luftes se drejte per mbrojtje te jetes e e qytetareve" nga makineria vrasese e Serbise, apo si mbrojtje te Luftes Clirimtare nga pushtimi i Serbise, por si mbrojtje te tije,

3- tregon se Hashim Thaci mbrojtjen dhe betejen juridike ne Hage nuk e mendon si mbrojtje te UCK-se, por si mbrojtje te tije,

4- tregon se Hashim Thaci mbrojtjen ne Hage e mendon si mbrojtje te ndare nga ish.bashkeluftetaret e tije, poashtu te akuzuar me te njejten aktakuze,

5.- tregon se Hashim Thaci mbrojtjen ne Hage e mendon te ndare edhe nga benjamini i tije Kadri Veseli!

IV.

DHE KESHTU tregon se edhe kjo fushata e Batonit & Co ne krye me RTKn per "Liria ka emer" me figuren e Thacit e Veselit nuk i perket me vijes se Thacit dhe "fondacionit" te tije, i cili me proklamimin e ketij "fondacioni" per “Përkrahje e Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, pa e pvet na ka treguar vet. se cila do te jete vija e mbrojtjes se tije ne Hage.

Pa e pvet tregon vet, se pse ish.bashkeluftetaret e tije i ka keshilluar qe te mbrohen ne heshtje e vet fliste me dite te tera, sahere ishte intervistuar ne Hage.

Tregon vet, se ajo cfare ka fol e deklaruar ne Hage e bene te nevojshme per mbrojtje te ndare dhe per kete i duhet te paraqitet se ka "perkrahje qytetare", ndarje kjo e vije e mbrojtjes qee bene te domosdoshme per shuma shtese per avokatet e mbrojtjes.

Hashimin mos e pvet se tregon vet! Edhe me kete "fondacion"

#mashtrimi ka emer!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat