​Jashari në 22 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit bën homazhe tek Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë

Aktuale

​Jashari në 22 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit bën homazhe tek Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:19
​Jashari në 22 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit bën homazhe tek Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë

Në 22 vjetorin nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi - Kapuçi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar, kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Jashari ka treguar se bashkë me stafin e tij dhe shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin për të bërë homazhe dhe për të përkujtuar sakrificën dhe veprën e tyre për liri dhe pavarësi.

“Sot, bashkë me stafin tim dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në 22 vjetorin e rënies së heroit të Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, me homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë përkujtuam sakrificën dhe veprën e tyre për liri dhe pavarësi, luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi heroit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Jashari në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat