Veliu ftohet për vizitë zyrtare në Turqi

Aktuale

Veliu ftohet për vizitë zyrtare në Turqi

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Agim Veliu dhe Çağrı Sakar

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Në këtë takim u diskutua për progresin në hartimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, e cila do të mundësoj shkëmbim më të mirë të përvojave si dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Gjithashtu në këtë takim u vlerësua se kjo marrëveshje do të hap një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale dhe do të ofroj mundësinë e ngritjes së kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit.

Ministri Veliu së bashku me ambasadorin Sakar theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira që këto dy shtete i kultivojnë që një kohë të gjatë si dhe diskutuan për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Ndërsa në anën tjetër z. Sakar përsëriti ftesën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë drejtuar Ministrit Veliu për një vizitë pune. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat