Dreshaj: Askush nuk mund të na kushtëzojë me postin e presidentit

Aktuale

Dreshaj: Askush nuk mund të na kushtëzojë me postin e presidentit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:23
Besart Dreshaj

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, njēherit zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenës Sociale, Besart Dreshaj ka thënë se kjo parti nuk pranon kushtëzim për postin e presidentit.

Përmes një statusi në Facebook, Besart Dreshaj ka thënë se LDK është parti e cila promovon parimet e unitetit dhe bashkëpunimit.

Ky është statusi i tij i plotë:

Ne jemi parti demokratike dhe e cila promovon parimet e unitetit dhe bashkëpunimit.

Nëse të tjerët mendojnë se kjo është dobësi, dhe synojnë ta kushtëzoinë LDK-në me postin e Presidentit, atëherë ne si LDK, duhet ta refuzojmë këtë logjike, duke shkuar në zgjedhje. Nuk është hera e parë, që të gjjthë janë kundër LDK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat