Vrasja e dyfishtë në Prizren, publikohet fotografia e policit me të bijën që e vrau

Aktuale

Vrasja e dyfishtë në Prizren, publikohet fotografia e policit me të bijën që e vrau

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Babë e bijë janë gjetur të vrarë në një shtëpi në Prizren/

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:16, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive lidhur me rastin.

Ndërkaq, Sinjali ka publikuar një fotografi të policit të vetëvrarë me të bijën që e vrau aksidentalisht.

Përkitazi me këtë, ka folur edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka konfirmuar se në Prizren janë gjetur të vdekur dy persona, dhe se njëri nga ta është zyrtar policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat