Intervistohen disa dëshmitarë të rastit ku u shuan babë e bijë, në Prizren

Aktuale

Intervistohen disa dëshmitarë të rastit ku u shuan babë e bijë, në Prizren

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Prizreni është tronditur mbrëmë nga një rast që ka ndodhur në rrugën “Durmish Asllani”.

Zyrtari policor, Salih Mazreku dhe e bija e tij Leonita janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, derisa dyshimet e para janë se babai fillimisht e ka vrarë vajzën e pastaj veten.

Nga Policia e Kosovës sot kanë bërë të ditur se janë intervistuar disa dëshimtarë familjar të viktimave, shkruan IndeksOnline.

“Prizren 15.12.2020 – 19:10. Është raportuar se një zyrtar policor dhe vajza e tij janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore prokurori dhe mjekësia ligjore. Janë intervistuar disa dëshmitar familjar të viktimave, me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë marrë nga mjekësia ligjore për Obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat