Publikohet foto prekëse e babait që e mbyti vajzën e më pas veten në Prizren

Aktuale

Publikohet foto prekëse e babait që e mbyti vajzën e më pas veten në Prizren

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:52
Publikohet foto prekëse e babait që e mbyti vajzën

Janë publikuar fotot e babë e bijë që u gjetën të ekzekutuar me armë zjarri një natë më parë në Prizren. Personat që shihni në foto janë pikërisht dy viktimat, polici që kishte 20 vite i angazhuar në këto struktura, me të bijën.

Krimi i rëndë ka ndodhur në prani të të gjithë familjarëve të tjerë dhe se personi që ka lajmëruar policinë ka qenë djali i policit të ndjerë 52 vjeç dhe vëllai i viktimës tjetër, vajzës 21 vjeçe.

Ai ka dalë duke vrapuar nga banesa për të lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur, rrethanat e të cilës janë ende mister.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Prizren në lagjen “Edit Durham”.

Personi me incialet S.M. nga Prizreni, 52 vjeç, dyshohet se pikërisht me armën e shërbimit ka vrarë vajzën e tij, 21 vjeçe, e më pas veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat