KDI deklarohet pas mbylljes së punimeve të grupit punues, kërkon t'i ofrojë hapësirë shoqërisë civile

Aktuale

KDI deklarohet pas mbylljes së punimeve të grupit punues, kërkon t'i ofrojë hapësirë shoqërisë civile

Nga: D.B. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga KDI përmes një postimi në Facebook, ka thënë se punimet e grupit punues për projektligjin për financimin e subjekteve politike duhet të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, KDI konsideron që mbyllja e punimeve të grupit punues lidhur me këtë projektligj, është vijimësi e një praktike jo të mirë nga legjislatura e kaluar, që ishte kundërshtuar nga shoqëria civile.

Ja postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Buxhet dhe Transfere njoftoi që sot do të mbahet takimi i parë i grupit punues lidhur me projektligjin për financimin e subjekteve politike, pa prezencën e publikut.

KDI konsideron që mbyllja e punimeve të grupit punues lidhur me këtë projektligj, është vijimësi e një praktike jo të mirë nga legjislatura e kaluar, që ishte kundërshtuar nga shoqëria civile.

Duke qenë një projektligj shumë i rëndësishëm, KDI kërkon që grupi punues të hapë punimet dhe t’i ofrojë hapësirë shoqërisë civile për të dhënë kontributin e saj për një ligj sa më përmbajtjesor, në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies financiare të subjekteve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat